Bayern Munich e Real Madrid do të përballen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Hera e fundit kur këto skuadra u takuan në Ligën e Kampionëve ishte viti 2014, kur edhe Real Madridi fitoi La Deciman.

Real Madridi, atë kohë i udhëhequr nga Carlo Ancelotti, e kishte shkatërruar Bayern Munichun e Pep Guardiolas duke i eliminuar në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 5:0 (1:0 në “Santiago Bernabeu”, 0:4 në “Alianz Arena”), transmeton Gazeta Express.

Atë vit, Ancelotti kishte asistent Zinedine Zidane dhe tani do të jetë përballje tejet interesante edhe mes tyre, nxënësi kundër mësuesit.

Ndeshja e parë do të luhet me 12 prill në “Alianz Arena”, derisa ajo e kthimit me 18 prill në “Santiago Bernabeu”.

https://youtu.be/6WuZFcO9Oy4