ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Londër

Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Parlamentin e Londrës.
 

Mediat britaneze raportojnë se sulmuesi i cili la të vrarë katër persona, ishte një ‘ushtar’ i Shtetit Islamik, transmeton lajmi.net.

Sulmi i djeshëm terrorizoi gjithë Britaninë e Madhe. Kryeministrja britanike, Theresa May tha se vendi i saj nuk i nënshtrohet sulmeve terroriste.