Opinion nga Prof. Dr. Vebi Bexheti

Këtyre ditëve, kur në Maqedoni, forcat politike i bëjnë përpjekjet e fundit për themelimin e Qeverisë së re, jemi dëshmitarë edhe të mendimit politik të individëve të ndryshëm, që mendojnë se me analizat e tyre, sadopak do kontribuojnë në tejkalimin e ngërçit politik që u krijua në këto rrethana, ashtu siç patëm rastin të dëgjojmē edhe retorika nacionaliste nga individë ,shoqata të ndryshme, madje edhe parti maqedonase që nuk i kontribuonin paqjes dhe bashkëjetesës, por acarimit të mëtejshëm ,që e thellonin hendekun e mospajtimit.

Për zgjidhjen e kësaj krize politike, të krijuar pas zgjedhjeve të fundit, që nuk ishin vetëm të natyrës ndëretnike por në masë të madhe edhe brenda etnike, përveç faktorit ndëkombëtar, siç është BE dhe SHBA-të, u angazhuan edhe analistë nga vendi, Kosova e Shqipëria, kontributi i të cilëve kishte për qëllim tejkalimin e kësaj krize, që mund të ishte e një përmase më të madhe për destabilizimin e rajonit. Ashtu si shumë analistë tjerë, në këtë lëmsh politik, do thoja, u kyç edhe njohësi shumë i mirë i politikës së sigurisë rajonale, nga Shqipëria,Ilir Kulla, që e njoh edhe personalisht. Ai në analizën e fundit kur flet për rrethanat politike në Maqedoni dhe përpjekjet për formimin e Qeverisë së re, për habinë tonë dhe të gjithë shqiptarëve, në Maqedoni e më gjerë, shpreh keqardhje për mospërfshirjen e Gruevskit dhe të partisë së tij në qeverisjen e përbashkët me shqiptarë ,duke e kritikuar BDI-në pse nuk e vazhdon bashkëjetesën qeverisëse me te. Ilir Kullës nuk i pëlqen Qeveria, që sipas të gjitha gjasave do formohet, me Zoran Zaevin, kuptohet, që mund të jetë si rezultat i marrëveshjes së disa partive shqiptare me LSDM ,për pranimin apo jo të kërkesave të tyre, që dalin nga Deklarata e pëbashkët e partive shqiptare ,nënshkruar në Tiranë. Nëse zoti Kulla, tanimë, edhe pas dështimit të liderit të VMRO-DPMNE-së dhe ish Kryeministrit, Nikolla Gruevski, për formimin e qeverisë, pikërisht për refuzimine kërkesave të shqiptarëve ,me theks në atë për zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe, ende nuk e ka të qartë pse për shqiptarët ai nuk është i pëlqyeshëm për bashkëqeverisje, atëherë çka mund të presim nga nacionalistët maqedonas, që përdorimin e gjuhēs shqipe dhe të drejtat tjera të shqiptarëve në Maqedoniqë që nuk e rrezikojnë askend, i konsiderojnë kërkesa për Shqipërinë e madhe.

Zoti Ilir Kulla ,si analistë që është, duhej t’i ketë njohur rrethanat politike edhe më të hershme në Maqedoni, madje tërë periudhën e qeverisjes së së VMROS-së së Nikolla Gruevsit dhe politikën e tij antishqiptare, pa e amnestuar aspak edhe politikën, gjithashtu me disponim të egër antishqiptar të LSDM-së së Cërvenkovskit, që ndër shqiptarë mbahet mend për shumë ekspedita policore kur u vranë dhe u burgosën shumë shqiptarë të pafajshëm, siç është sulmi ndaj komunave shqiptare për çështjen e flamurit kombëtar, dhuna e egër kundër Universitetit të Tetovës, kur ra edhe dëshmori në mbrojtje të arsimit shqip dhe shumë ngjarje tjera të përgjakshme.

Qeveria e Gruevsit, me politikën e vet, edhe pse në qeverisje të vazhdueshme me BDI-në e Ali Ahmetit, përveç një dyvjeçari, kur me të në koalicion ishte PDSH, jo që nuk e ndryshoi kursin antishqiptar të asaj politike, por përkundrazi, vazhdoi të kurdisë afera të njëpasnjëshme kundër shqiptarëve, ku fajtorë kujdestarë dhe viktima ishin sërish shqiptarët . Këtë e dëshmuan edhe ngjarjret e Brodecit ,Monstrës ,Kumanovës etj. Nuk dyshoj se Ilir Kulla nuk ka njohuri për të gjitha këto që i përmendëm më lartë, mbase shpesh edhe vetë ka qenë i pranishëm në këto anë. Besoj se miku im i nderuar, Iliri, i ka ndjekur të gjitha fazat e qeverisjes së VMRO-së dhe pengesat e realizimit të Marreveshjes së Ohrit, pa e amnestuar aspak BDI-në e Ali Ametit, që gjatë kohë ishte në koalicionimin qeveritar . Besoj gjithashtu se ky opinionist ka njohuri për aferën e pëgjimit, kur Gruevski, ashtu pa maskë flet me bashkëmendimtarët e vet për burgosjen dhe shfarosjen e shqiptarëve, kur në mënyrë kolektive ato i nënçmon me shprehjet më poshtëruese.

Nuk dyshoj se Ilir Kulla ka njohuri ,qofshin ato edhe të kufizuara, për dy Marrëveshjet e ashtuquajtura të Përzhinos , që u mbajtën në Shkup, me organizimin dhe praninë e faktorit të jashtëm, të cilët me kohë e kishin kuptuar se politika e Gruevskit është korruptuar dhe zhytur në krim të thellë . Pikërisht për politikën skandaloze të tij, që e kishte vënë në dyshim edhe orientimin pro perëndimor, ndërsa vendin e kishte zhytur në një krizë të thellë politike, ekonomike e ndëretnike, në marrëveshjet mes katër partive parlamentare të këtyre takimeve që u mbajtën në Shkup, u soll vendim që të shkohet në zgjedhje të para kohshme të cilat duhej t’i përgatisë një qeveri teknike, pa Gruevsin në krye. Pas shumë pengesave dhe obstrukcioneve të lloj-llojshme të tij, në Parlamentin e Maqedonisë u soll vendimi që të formohet edhe Prokuroria speciale që gjithashtu ishe rezultat i asaj marreveshjeje, me këmbënguljen e ndëkombëtarëve, e që kishte për qëllim nismën e procedurave për ndjekje penale të gjithë atyre, që sipas përgjimeve ishin pjesë aferave të ndryshme kriminale. Me vënien në veprim të kësaj Prokurorie, u dëshmua se sistemi i drejtësisë në këtë shtet ishte tërësisht në shërbim të politikës së Gruevskit, prandaj kishte kohë që në kuadër të saj drejtësia mungonte.

Në kërkesat kryesore të pative politike të shqiptarëve (jo vetëm të BDI-së), si kusht për pjesëmarrje në koalicionin qeveritar ,që përfshiheshihej edhe në Deklaratën, tanimë të njohur të tyre, ishte edhe ajo për vazhdimin e mandatit të Prokurorisë speciale për ngritje të procedurave të ndjekjes . Mandatari Gruevski, për këtë kërkesë ,bashkë me atë të ligjit të gjuhës shqipe, as që donte të diskutojë, duke i konsideruar që të dyja të rrezikshme për shtetin, fatin e vet dhe të grupit kriminogjen të tij. Ilir Kulla duhej ta njihte edhe këte të vëtetë, e jo të akuzojë BDI-në,(pa e pëmendur Aleancën për shqiptarët dhe Besën) , pse e paskësh anashkakuar Gruevskin dhe partinë e tij, për t’u afruar me mandatarin e dytë,Zaevin , për koalicionim eventual në qeverinë e ardhëshme.

Nuk e di se sa Ilir Kulla ka njohuri për fëtyrën e re të LSDM-ës , Zoran Zaevin, që në fushatën zgjedhore nuk e përdori retorikēn nacionaliste , por përkundrazi luajti në kartën e një programi qytetar, me të cilin shumë lehtë i fitoi dy deputët shqiptarë dhe disa dhjetëra mijëra votash nga votues poashtu shqiptarë .Se sa ,Zaevi do i qëndroi besnik kërkesës së shqiptarëve brenda partisë së vet dhe marrëveshjes, me partitë shqiptare, që gjithsesi duhet shndërrohet në një dokument me shkrim dhe me afate të caktuara për kohën e realizimit, do e shohim në një të ardhme shumë të afërtë, sepse në të kundërtën, siç theksoi kryetari i LR-PDSH,z. Ziadin Sela, nuk besoj se këto parti që tani i lidh një delaratë e përbashkët, do mund të vazhdojnë të luajnë rolin e kukullave, siç, ngjau shpesh në disa qeveri të mëhershme të këtij shteti, madjje edhe të kësaj që ende është në fuqi.

Po e mbyll këtë analizë me keqardhje për një njohës të mirë të rrethanave në Ballkan e më gjerë, siç është zoti Ilir Kulla, që në shkrimin e tij të këtyre ditëve për formimin e e Qeverisë së re në Republikën e Maqedonisë, i munguan argumentet për t’i dhënë përparësi një koalicionimi të partive shqiptare me VMRO-në Gruevskit, një nacionalisti antishqiptar që është në gjendje të bëjë marrëveshje edhe me kundërshtarin e tij më të ashpër politik ,zotin Zaev ,madje edhe ta hajë burgun, nga ky i fundit, vetëm e vetëm ,që gjuha shqipe mos të bëhet gjuha e dytë zyrtare në këtë shtet.