Ilda Bejleri është pa diskutim një nga vajzat më të bukura të ekranit.

Moderatorja e “Super Sport” dhe imazhi i Digitalb-it, mesa duket, do të jetë më shumë se kaq. Prej disa ditësh ajo ndodhet në Romë dhe duke iu referuar postimeve në Instagram duket se tashmë do ta shohim edhe si aktore. Pas disa dokumentarëve të suksesshëm që realizoi për të na treguar anën që nuk njihnim të futbollistëve shqiptarë, Ilda po realizon tashmë një ëndërr që ndoshta edhe për aktoret italiane mund të ishte e vështirë.

Burime për Blitz.al kanë treguar se Ilda Bejleri do të jetë pjesë e kastit të një filmi në Itali. Video që tregojnë sheshin e xhirimit apo vetë Ilda në shoqërinë e producentit Amedeo Pgani dhe aktorit Marco Giallini, e vërtetojnë më së miri këtë. Deri tani nuk dihet roli i saj dhe detaje të tjera, por e sigurt është që moderatorja paska talent edhe në aktrim, pasi nuk është e lehtë të jesh pjesë e një kasti të tillë.