Manchester United ka marrë një pikë me shumë vështirësi në “Old Trafford”, duke barazuar 1:1 në derbi me Liverpoolin

Pas gjashtë fitoreve me radhë, Liverpooli ka ndalur Manchester Unitedin, duke barazuar 1:1 në ndeshjen që u zhvillua në “Old Trafford”.

“Djajtë e kuq” ishin duke humbur 1:0 deri në minutën e 84’, kur pas një tollovie të krijuar në zonë, Zlatan Ibrahimovic shënoi me kokë për t’ia siguruar një pikë të vlefshme ekipit të Jose Mourinho. Ndërsa golin për Liverpoolin e shënoi në pjesën e parë James Milner.

Pas këtij barazimi, Liverpooli mbetet në pozitën e tretë me 45 pikë të grumbulluara, derisa Manchester United në pozitën e gjashtë me 40 pikë të grumbulluara.