Adnan Azizi, dikur i njohur si eksponent i Demokracisë së Re, duke e prazantuar në të shumtën e rasteve para opinionit publik shqiptar se ky subjekt politik shqiptar është një strukturë te re e me një vizion të ri që udhëhiqet nga njerëz të ndershëm dhe familjar, ndërsa në anën tjetër tek po shohim Adnan Azizin e BESËS, ndryshe i njohur si hoxha i Lëvizjes Besa, para opinionit publik shqiptar harron se qytetari shqiptar nuk i mbushet mendja duke i treguar “moral” politik në një strukturë si Lëvizja Besa, që në opinion njihet si Lëvizje kontradiktore politike me orientim fetar për të kthyer popullin prapa në kohën siç dëshiron ky.

Adnan Azizi, dikur në DR, e sot në Lëvizjen BESA, përpiqet t’i thotë popullit të tij se janë ndryshe, me njerëz familjar, dhe vizionar në politik, por harron se me “moralin” e hoxhës nuk bëhet politikë, pasi populli shqiptar këtu në Maqedoni është i etur për arsim, për kulturë, për shkencë dhe politik që do t’ua kthejë shqiptarëve dinjitetin e lënë në harresë. Shqiptarët nuk kanë nevojë të fryhen me “moralin” e hoxhës së BESËS, por me moralin në politik që duhet të përfaqësohen shqiptarët ashtu siç e meritojnë.

Dallimi mes Adnan Azizit të DR-së dhe Adnan Azizit të BESËS është se politika nuk është frazeologji, por është shkencë e cila merret me Sistemin Politik të një vendi, Politikën e brëndshme dhe të Jashtme të një vendi, Demokracinë, zgjidhjen e Konflikteve, Rendin shoqëror, dhe të drejtat njerëzore. Andaj, Adnan, nuk është politika për t’ua mbushur kokën njerëzve me llafet e tua kur ke qenë me Demokracinë e Re, e as me BESËN, sepse qytetarët duan stabilitet dhe reforma institucionale!

Adnan Azizi kur ishte në BDI thonte: “kush nuk voton BDI nuk është musliman i mirë”. Pasi ndroi partinë dhe doli në DR, edhe atje nëpër tubime e përsëriste të njëjtën fjali, “kush nuk voton DR, nuk është musliman i mirë”. Së fundmi pas inkuadrimit në BESA thotë se kjo parti është themeluar me njerëz të pastër, që nuk kanë shëtitë nga njëra parti në tjetrën dhe kush nuk e voton BESËN, është titist (nënkuptohet që nuk është musliman i mirë). Ku mer guximin ky person që të ndajë njerzit në musliman të mirë dhe të këqinjë! 

Interesat e shqiptare nuk mbrohen me para të dyshimta nga Lindja, por me djersë dhe njohuri politike, siç nuk meritojnë shqiptarët të bien viktimë e fjalëve dhe kalimeve tua prej një subjekti në një subjekt tjetër politik për interesa të ngushta. Aq më pak, një hoxhë nuk guxon të gënjejë popullin, pasi është mëkat dhe me fe, fundja e fundit, shqiptarët është gjynah sot t’i gënjesh për interesa të ngushta klanore.

© fol.mk

http://https://www.youtube.com/watch?v=ZpIixaY6JXI