Lëvizja Besa është brenda një nisje të një fronti të ri, pasi shumë eksponentë të tyre po hapin fronte të reja duke i sulmuar pa bazë eksponentë të Lëvizjeve të tjera politike dhe disa eksponentë front duke i sulmuar gazetarët dhe analistët. Hoxha i Besës realisht “kruhet” me gazetarët dhe analistët pasi bindjeve të tyre u dalin vetë një lloj kontradikte e llojit të tyre politik, e kështu ku gazetarët dhe analistët sjellin opinionet dhe tekstet e tyre, nisin të “kruhen” me të gjithë. Mendimi publik sot është vlerë, dhe hoxha i Besës duhet ta ketë të qartë se, sot po luftohet regjimi, ndërsa nesër duhet të ballafaqehemi me demokracinë, ndërsa me këto bindje të Adnan Azizit, ndryshe Hoxha i Besës na kthen drejt një regjimi që duhet t’ua mbyllim gojën dhe gazetarëve dhe analistëve, dhe t’u japim të drejtë vetëm atyre gazetarëve dhe analistëve që janë nën ndikimin e Besës dhe jo të mendimit publik. Shmangie e Besës nga takimi me ambasadorin William Walker, pastaj shmangia e tyre me krerët e subjekteve politike shqiptare për t’u unifikuar në një qëndrim karshi bllokut maqedonas, kështu siç po kthehen këta, kemi frikë se populli po i lahet truri e kështu bindjet e tyre duke i luftuar të gjithë po na instalohen në jetën tonë të përditshme. Hoxha i Besës dhe gazetarët janë dy udhë të kundërta që nuk duhen të ndeshen shpeshherë, përderisa kemi nënvlerësim të opinionit publik në vend.

 

© fol.mk