Nacionalisti i njohur amerikan Richard Spencer është grushtuar nga një protestues derisa ai po shprehej kundër protestave kundër Trumpit në Washington.

Spencer, lider i lëvizjes së djathtë ekstreme, po fliste për protestat e dhunshme kundër presidentit Trump, kur një protestues i maskuar e grushtoi në fytyrë.