Ildar Dadine, një opozitar rus, i burgosur prej 15 muajsh në një burg të rreptë në Siberi, u shpall i lirë nga Gjykata e Lartë ruse, e cila rrëzoi dënimin e shpallur në dhjetorin e 2015.

34 vjeçari ishte dënuar me dy vite e gjysmë burg për protesta të paautorizuara nga një ligj i cili u denoncua nga të gjitha organizatat për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut.

Gjykata Kushtetuese i cilësoi dënimet e parashikuara nga ky ligj si totalisht të papërshtatshëm për protestuesit paqësor.

“Do të vijoj betejën time kundër regjimit fashist të Putin, në mënyrë që të drejtat e Njeriut të respektohen në Rusi”, ka thënë Dadine për stacionin e pavarur televiziv në internet “Dojd”.