Edhe pse gjykatësja Tatjana Mihajlova u emërua tani më dy muaj, Gjykata Themelore Shkupi 1, ende nuk ka përgatitur orar vjetor të gjykatësve.

Gjykatësja Tatjana Mihajlova për kryetare u emërua me 4 dhjetor të vitit të kaluar, pas përfundimit të mandatit të gjykatësit Vlladimir Pançevski, por ajo jo vetëm që nuk ka përfunduar orarin për të gjitha gjykatësit, gjithashtu nuk e ka sistemuar edhe vetë Pançevskin.

Ai nuk është i sistemuar dhe nuk merr lëndë për punë, por si duket pagën e merr për papunësi. Së pari besohej se Pançevski si një nga dy kandidatët e seancës së Këshillit republikan gjyqësor të mbajtur më 12 të këtij muaji, do të fitojë mandate të ri, por ai qëndron i pasistemuar dhe merr rrogë.