Gjithnjë e më të shtrenjtë dhe gjithnjë e më të këqij: Truku me të cili do ta zbuloni a është cilësor detergjenti për larje rrobash!

Asortimenti i detergjenteve për rroba është i madh, mirëpo kohëve të fundit mund të vërejmë që cilësia e disa brendeve dukshëm është dobësuar.

Disa detergjente eliminojnë njollat, por lënë gjurmë në rroba me ngjyrë të errëta, të tjerët, më pak agresivë të cilët janë të dedikuar për rroba me lara, më shumë “freskojnë” gardërobën, por nuk eliminojnë gjithmonë papastërtinë, njollat të cilat dikur me zierje eliminoheshin shumë lehtë tani nuk mund të lahen…

Prandaj po ju propozojmë mënyrën e thjeshtë që të verifikoni detergjentin tuaj sa është cilësor!

Thjesht, në një gotë ujë tretni 1 lugë detergjent, pastaj në këtë tretje qitni një pjesë të të bardhës së vezës së zier.

Rezultatet e mundshme:

–  Nëse pas 24 orëve të bardhët e vezës ka mbetur e paprishur, detergjenti është i kualitetit të dobët

–  Nëse të bardhët është bërë i butë dhe madje nëse fillon të zbërthehet, detergjenti i tillë i përshtatet larjes së rrobave të larme dhe më pak të ndotura.

–  Nëse të bardhët e vezës është zbërthyer tërësisht, detergjenti i tillë në mënyrë ideale përshtatet për larje të rrobave të bardha dhe shumë të ndotura.