Në Gjermani, nuk do të ketë selfie me fletën e votimit. Ministria e Brendshme ka vendosur të ndalojë kategorikisht fotografitë me smartphone në momentin e hedhjes se votës.

Pikërisht për të mbrojtur fshehtësinë e kësaj të fundit duhet që në rregulloren e zgjedhjeve të bëhet e qartë se në kabinën e votimit do të ndalohet rreptësishtë filmimi apo fotografimi, njofton revista “Der Spiegel”, e cila citon burime qeveritare.

Personat që do të tentojnë fotografimin e vetes apo votës, do të nxirren jashtë prej anëtareve të komisionit. Neni 33 i Ligjit Zgjedhor gjerman e përcakton qartë se zgjedhësit duhet të votojnë në fshehtësi të plotë.

Në presidencialet amerikane të muajit nëntor, shumë qytetarë shkrepen foto përpara kutive të votimit dhe me pas, i postuan ato në internet.

Një prej këtyre personave ishte dhe djali i dytë i Donald Trump, Erik, i cili kërkoi të fashiste absolutisht çdo lloj dyshimi se për cilin prej kandidateve do të shkonte vota e tij.

Problemi është se këtë e bëri në shtetin e Nju Jorkut, ku fotografimi i fletës së votimit konsiderohet i paligjshëm dhe dënohet me 1.000 dollarë gjobë.

Zgjedhjet federale në Gjermani mbahen më 24 shtator të këtij viti. Social-demokratet janë zvarritur për vite të tëra në sondazhe pas konservatoreve të Angela Merkelit, por që prej fundit të janarit, kur shpalli si kandidatin e saj ish-presidentin e Parlamentti europian Martin Schultz, mbështetja për partine e qendrës së majtë ka pësuar një rritje të rrufeshme.