Gazeta gjermane ”Franffurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) shkraun sot se sjellja e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dhe e partisë së tij nuk premtojnë asgjë të mirë për të ardhmen e vendit.

Sipas FAZ-së, mbi Maqedoni frynë furtunë politike, duke shtuar pyetjen nëse vendi është pranë një lufte qytetare. Gazeta në fjalë vlerëson se vendi nuk rrezikohet nga mospajtimet shqiptaro-maqedonase, por një konflikt brendamaqedonase ndërmjet dy partive më të mëdhaja që rrezikon eskalim të dhunshëm.

FAZ konsideron se Ivanovi punon nën urdhërat e Gruevskit, ndërkaq vlerëson se kërkesat e shqiptarëve janë të gjëra, por nuk janë ultimatum. Për këtë gazetë, zyrtarizimi i gjuhës shqipe dhe kërkesat tjera paraqesin bazë për bisedime dhe çojnë drejt asaj që shqiptarët të mos jenë një pakicë e privilegjuar, por një bashkësi e barabartë në Maqedoni.

Më tej, FAZ vlerëson se Gruevski futet në një konflit të hapur me BE-në, diçka që sipas gazetës, tregon guximin e dëshpëruar të tij për të mbajtur pushtetin me çdo kusht.