E hënë , Shkurt 27 2017

Euro ‘mund të zhduket brenda 10 vjetësh’

Euro mund të mos ekzistojë më pas 10 vjetësh nëse Parisi dhe Berlini nuk do ta mbështesin fuqishëm.

Kandidati presidencial francez Emmanuel Macron, ish-ministër Ekonomie në kabinetin e presidentit Francois Hollande mendon se monedha e përbashkët është e paplotë dhe pa reforma të qenësishme.

“Euro nuk i ka siguruar Europës sovranitet të plotë ndërkombëtar kundrejt dollarit, ashtu siç nuk i ka siguruar konvergjencë të natyrshme mes vendeve anëtare”, ka thënë Macron.

Ai ka shtuar se, nga ana tjetër Berlini po përfiton prej sistemit aktual në kurriz të anëtarëve më të dobët. Franca, ka kujtuar Macron, duhet të implementojë reforma të tregut të punës e të ripërtërijë sistemin arsimor në mënyrë që të nxisë rritjen ekonomike.

Ndërsa Gjermania, sipas tij, duhet të pranojë se jo masat drastike anti-krizë, por shtimi i investimeve mund të përmirësojë rritjen në mbarë Eurozonën.

“Mosfunksionimi i euros i vjen për shtat Gjermanisë. Euro është në fakt një “Deutsche Mark” e dobët. Status quo-ja është sinonim me zhdukjen e monedhës unike pas një dekade”, ka deklaruar Macron, përcjell TCH.

Ai ka propozuar krijimin e një buxheti të zonës së euros, i cili duhet të financojë investimet e orientuara drejt rritjes ekonomike dhe të zgjasë asistencën për vendet e Unionit që gjenden në vështirësi.

E lexuat kete?

Gjermani, selfiet do ndalohen në votime

Në Gjermani, nuk do të ketë selfie me fletën e votimit. Ministria e Brendshme ka …