Era Istrefi largohet nga e kuqja, vjen me një pamje të re

Këngëtarja kosovare, Era Istrefi ka ndryshuar pamjen e saj duke u larguar nga e kuqja për të dhënë flokëve nuancë gri. Pasi u bë e njohur në mediat ndërkombëtare me këngën ‘Bon Bon,’ ajo solli projektin ‘Redrum’, një bashkëpunim me kompaninë amerikane.

Që në publikimin e klipit, Era ndryshoi ngjyrën e flokëve duke i bërë të kuqe, por kjo nuk zgjati shumë për të, pasi me një vizitë të stilisti i njohur, Kaci Lleshi ajo erdhi me pamje të re. 22-vjecarja njihet për stilin e saj të veçantë, dhe këtë herë ka suprizuar me këtë ndryshim.