Ndonëse duhani është rreptësisht i ndaluar gjatë shtatzënisë, është për të ardhur keq që shumë nëna të reja vazhdojnë ta pijnë duke e ditur dëmin që i shkakton fetusit.

Pa parë imazhet, gjithëkush mendon se dëmtimet nuk janë aq të mëdha sa flitet, por teknologjia e fundit e ultratingujve 4D ka bërë të mundur që zhvillimi i fetusit të ndiqet hap pas hapi. 

Studimi i kryer së fundmi nga hulumtuesit e Universitetit të Durham dhe Lancaster në Angli u botua në revistën Acta Paediatrica. 20 gra shtatzëna kanë marrë pjesë në studim për një periudhe tre-mujore; katër nga të cilat ishin duhanpirëse dhe tymosnin rreth 14 cigare në ditë. Efektet e njohura të pirjes së duhanit gjatë shtatzënisë janë:

Reduktimi i sasisë së oksigjenit ndikon në zhvillimin neurologjik të fetusit.

Redukton frekuencën e lëvizjeve të frymëshkëmbimit duke rezultuar në zhvillimin e vonuar të mushkërive.Rrit rrezikun e komplikimeve të shtatzënisë
Një në çdo pesë foshnje te lindura nga nënat që pinë duhan peshojnë qindra gramë më pak. 
Dyfishim apo trefishim i abortit spontan.