Kur është hera e fundit që keni lexuar përshkrimet që janë në ushqimet që ju i bleni çdo ditë?

Do të ishte shumë mirë për juve nëse një gjë e tillë iu bëhet rutinë, pasi ka mundësi që të shokoheni nga ajo se çfarë ju po konsumoni. Në fakt, disa ushqime përmbajnë përbërës vërtet të çuditshme.

Derri ose vici në kos

Shumë lloje të jogurtëve, në veçanti ata të cilët kanë më pak yndyr, ata përmbajnë gjelatinë. Kjo zakonisht përbëhet nga ligamentet dhe eshtrat e lopës ose derrit, të cilat zihen në ujë. Kjo xhelatinë është  e pasur me kolagjent dhe shpesh mund të gjendet në disa ëmbëlsira, shkruan Daily Mail, transmeton Indeskonline.

Sheqeri

Nëse sheqeri nuk e ka bardhësinë natyrale, atëherë atij i shtohen disa përbërës të prodhuara nga eshtrat e djegura të kafshëve, duke i quajtur ato kabron natyror të cilat i japin ngjyrën e dëshiruar.

Dhjami i derrit në kofshët e pulës

Nëse keni lexuar mirë përshkrimet, pothuajse në cdo paketë të kofshëve të pulës shkruan se përmbajnë pjesë të derrit. Kjo është shumë e rëndësishme për njerëzit e feve të ndryshme, si dhe për shumë pacientë të cilët kanë një dietë të caktuar.

“Bonbonet” dhe karamelet me ngjyrë

Pothuajse të gjitha ëmbëlsirat që kanë një ngjyrë natyrale të kuqe në të janë përbërësit me origjinë shtazore.

Pjesët të kastores në akullore

Disa akullore përmbajnë kastori, e cila i jep një erë të vecantë. Kryesisht gjendet në përnbërjen e akullores me vanilje dhe dredhëz./Indeksonline/