Dita botërore e sindromës down, prindërit e fëmijëve kërkojnë vëmendjen e shtetit

Në ditën botërore të sindromës down prindërit e fëmijëve me këtë sindromë kërkojnë më shumë vëmendje nga shteti.

Sosjana është mamaja e Eljanës, vajzës 5-vjeçare që trajtohet instensivisht pasi u konstatua që kishte lindur me këtë sindromë.

Ajo shprehet se përveç kujdesit të veçantë prindëror, janë disa shërbime që duhet të mundësohen nga shteti për fëmijët dhe prindërit e tyre.

Sosjana shprehet se jo rrallë përballet edhe me paragjykimin e njerëzve, që në mungesë të informacionit reagojnë apo shmangen në praninë e tyre.

Fëmijët me sindromën down nuk janë ndryshe prej fëmijëve të tjerë, thekson Elisabeta Hoxha, terapiste në fondacionin Down Syndrome Albania.

Sipas saj diagnostifikimi dhe trajtimi sa më herët ndihmon në zhvillimin e tyre. Aktualisht, në Shqipëri jetojnë 643 persona me sindromën Down.