A ju ka ndodhur ndonjëherë që iPhone-i juaj të bllokohet pa arsyje ndërkohë që keni marr një tekst.

Mos u shqetësoni se nuk jeni i vetmi dhe kjo me siguri ka ndodhur se dikush ka qenë duke luajtur një rreng mbi ju.

Youtuberi EverythingApplePro , ka publikuar një video ku tregohet për një bug të vecantë në iOS 10 i cili i lejon miqtë tuaj që të bllokojnë cdo celular iPhone dhe iPad thjeshte duke cuar një tekst të shkurtër i cili mban një emoji flamur dhe një emoji ylber.

Ky rreng punon në dy mënyra , të dyja prej të cila do të shkaktoje ngrirjen e pajisjes në gradë të ndryshme.

Metoda e parë përfshin një mesazh tekst i cili përmban një emoji flamur të bardhë, një zero , një flamur të fshehur emoji dhe gjithashtu një karakter të fshehur të quajtur “variation Selector” i cili mund të kopjohet në iMessage dhe mund ti dërgohet kujtdo.

Mënyra e dytë është që të dërgosh të njëjtin tekst të përmendur më lart por të përdorni iCloud drive për ta shprndarë më tej me iMessage.

Ky bug u zbulua nga zhvilluesi i iOS Vincent Desmurs , i cili sugjeri në blogun e tij se mënyra sesi Apple e trajton “varation selector”  është për tu vënë në faj për këtë cështje, raporton TechSot.al.

Ashtu sic shpejgon dhe koduesi , ky mesazh i thotë pajisjes tuaj që të kombinoje flamurin e bardhë dhe ylberin në një flamur ylber, por iOS menjëherë bllokohet pasi nuk e proceson dot këtë kërkesë.

 

TechSot.al ju mundeson linkun e videos qe do tju lehtesoje kete rreng   Kliko