E hënë , Shkurt 27 2017

Dëbora bllokon vendkalimin kufitar me Greqinë

Reshjet e dëborës dhe ngricat kanë shkaktuar probleme edhe në jug të vendit, ku rreth 70 kamionë janë bllokuar në venkalimin kufitar Evzoni(Bogorodicë) me Greqinë.Për shkak të kushteve të këqija të motit dhe gjendjes së rrugës, prej orës dy në mbrëmje nuk u lejohet ta kalojnë kufirin.

Siç kumtoi MPB-ja, sot në mëngjes është realizuar kontakti mes udhëheqësve të turnit në Stacionin policor në vendkalimin kufitar Bogorodicë me udhëheqësin e turnit në vendkalimin kufitar Evzoni lidhur me ngecjen.

“Nga ana e nëpunësve policorë grek është marrë njoftim se prej orës 2:00 nuk u lejohet automjeteve të rënda transportuese të hyjnë në Greqi për shkak kushteve të këqija të motit dhe gjendjes së rrugë”,- qëndron në kumtesën e MPB-së.  

E lexuat kete?

Organizohet fushatë në Shkup: “Ndihmë për Alepon”

Shoqata qytetare “Legis” deh Ambasada e Parë për Fëmijë “Megjashi”, prej sot e zbatojnë javën …