Ti ke dëgjuar për çajin jeshil, çajin e zi dhe çajin e bardhë. Po për një çaj blu që ndryshon ngjyrë, natyralisht? Kjo është diçka që duhet ta shohësh.

Sekreti është në gjethet e çajit. Ndërsa “çaji blu” është një emër tjetër për oolong  (një ndërmjetës mes çajit jeshil dhe të zi, që merr një ngjyrë portokalli në të kuqe kur përgatitet), çaji që ndrshon ngjyrë, shumë në modë tani, përgatitet nga lulja e bizeles së fluturës blu, një bimë e përhapur në Azinë Juglindore. Lulet e thara në diell mund të përdoren si të gjitha gjethet e tjera të çajrave. Ndryshimi: lulet e bizeles së fluturës blu kanë ngjyrë natyral blu sepse përmbajnë  flavonoide, përbërës të pigmentit antioksidant që mbron petalet nga rrezet UV. Kur ti shton ujë të nxehtë, flavonoidet e luleve shkrijnë dhe një ngjyrë e bukur blu krijohet në filxhanin tënd: do njeri #bluetea? Në fakt, është me ngjyrë kaq të fortë sa është e vështirë ta besosh që nuk ka asgjë artificiale në të. Duket si magji.

 

Dhe magjia nuk ndalon këtu. Shto disa pika lëng limoni dhe ngjyra bëhet lejla e çelët. Si? Është më shumë shkencë sesa magji: Çaji blu është një tregues natyral pH, kjo shpjegon që ndryshon ngjyrë kur ndeshet me një mjedis acid apo bazik. Acidi citrik i limonit ul pH e pijes: rezultati, lejla!

Pirja e çajit jeshil, të zi, të kuq dhe të tjerëve shoqërohet me përfitime të shumëfishta për shëndetin, si rrezik më i vogël i atakut kardiak ose përmirësim i shëndetit të zemrës. Është edhe çaji blu i shëndetshëm? Në Tajlandë, lulet e tij janë përdorur tradicionalisht për qëllime shëndetësore, si dhe për çaj dhe gatime dhe kërkimet e fundit kanë zbuluar aftësitë e tij për t’u mbrojtur nga disa komplikime diabeti si dhe disa probleme kujtese që kanë të bëjnë me plakjen. Ngjyra e tyre blu është shumë domethënëse. Si boronicat, rrushi dhe ushqime të tjera blu dhe lejla, lulet kanë ngjyrë blu nga anthocianinat, flavonoide specifike që përmbajnë antioksidantë dhe kanë fuqi antiinflamatore. Studiuesit theksojnë, megjithatë, që këta përbërës nuk kanë thithje të lartë në trup dhe përthithja mund të ulet edhe më nga ndërveprimi me ushqime të tjera, siç është qumështi që mund t’i shtosh çajit.

Kështu që ndoshta nuk është një ushqim i jashtëzakonshëm, por çaji blu nuk ka kafeinë dhe mund të jetë një mënyrë argëtuese për ta gjallëruar rutinën tënde të çajit. Dil dhe jashtë çajnikut: shto pak ngjyrë në festën e ardhshme me koktejle (martini lejla?) ose dhe në pjatat që përgatit (përdor ujin blu për të përgatitur makarona apo oriz qesharak në ngjyrë blu).

Dëshiron ta provosh? Porosite online në Amazon apo dyqane të tjera online.