Pirja e vetëm 30 ml të lëngut të shtrydhur nga boronicat në ditë mund të përmirësojë funksionin e trurit te njerëzit e moshuar, thuhet sipas një studimi të ri nga Universiteti i Exeter, Britani e Madhe.

Studimi u krye te personat e shëndetshëm të moshës mes 65 dhe 77 vjeç. Rezultatet treguan se ata, pas pirjes së lëngut të freskët të boronicës çdo ditë, e kishin të përmirësuar funksionin njohës, rrjedhjen e gjakut deri në tru dhe se truri në situata të caktuara reagoi më shpejtë në sajë të shprehisë së re, raporton Business Insider.

“Nëse pini lëngun e boronicës çdo ditë për 12 javë, aktiviteti i trurit do të përmirësohet. Konsumimi i boronocave do t’ju japë energji dhe do të përmirësojë funksionin njohës dhe atë në mënyrë të shëndetshme”, thotë Joana Bauta në Universitetin Exeter.

Boronicat janë një minierë e antioksidantëve, vitaminave dhe mineraleve, veçanërisht kalciumit, fosforit, hekurit dhe vitaminës C. Kjo pemë e shijshme është e rekomanduar edhe për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme të tilla si sëmundjet e gjakut, sëmundjet e zemrës, si dhe për rregullimin e sheqerit dhe yndyrës, sëmundjet e rrugëve urinare … Njerëzit të cilët luftojnë me peshën e tyre gjithashtu mund të përfitojnë nga këto kokërrza, në sajë të fibrave të tyre që japin ndjenjën e ngopjes. Ndryshe nga boronicat e freskëta që lehtësisht pastrojnë trupin, të thatat ndalojnë diarrenë.

Hulumtuesit në Universitetin e Exeter, thonë se boronicat nxisin qarkullimin e enëve të vogla të gjakut në tru, duke siguruar një rrjedhë maksimale të ushqyesve dhe oksigjenit, përmirësimin e funksionit njohës, parandalimin dhe shërimin e simptomave të çmendurisë, ngadalësimin e sëmundjes Alzheimer, forcimin e kujtesës, përqendrimin, dhe rritjen e inteligjencës.