Në emisionin 200 në Alsat-M, Nënkryetari i BESËS Arbën Llabënishti dhe zëdhënësi i BDI, Bujar Osmani bën një debat shumë të butë dhe konstruktiv për ngjarjet e fundit politike. Ndoshta këtë afërsi e ka nuhatur edhe gazetari i Nazim Rashiti për ti bërë bashkë partnerët e koalicionit të ardhshëm. Kjo zbutje e raporteve të BESËS dhe BDI-së nuk ka të bëjë aspak deklaratën e përbashkët, e cila nuk arriti ti bashkojë aspak përkundrazi i ndau më shumë por ka të bëjë me PUSHTETIN dhe dëshirën e sajë për të qenë bashkë.

Zëdhënësi i BDI- Bujar Osmani haptazi pranoi se i ka ndihmuar BDI-ja, Lëvizjes BESA për ti dhënë një antar të saj në komisionin kandidues për Kryetarin e Kuvendit të RM-së.

Gjatë kohë eksponentët e BESË-s nuk pranoni përballje televizive me siç thonë ata “kriminelët” e BDI-së poashtu edhe me ata të Aleancës për Shqiptarët. Duke u munduar të tregojnë qasje nënçmuese ndaj subjekteve tjera politike shqiptare.

Lëvizja BESA cdo takim që zhvillonte Aleanca për Shqiptarët me BDI-në për deklaratën e përbashkët, BESA e rrefuzonte pjesmarrjen e saj qe me pas te njejtës tja shtojë nje te pavërtete se takimet paskan të bëjnë për bashkëqeverisje dhe jo për deklaratën.

Mirëpo qasja e Lëvizjes BESA si duket dukshëm ka ndryshuar në raport me dëshirën e sajë për të qenë në Qeverinë Zaev së bashku me BDI -në e “inkriminuar”. BESA dhe lideri i saj po sillen mjaft të moderuar madje lideri i saj shpeshherë po e viziton liderin Zaev ne selinë e LSDM, dhe mundohet te paraqitet si faktor stabiliteti, per ta nxjerur vendin nga kriza , dhe për ta integruar Maqedoninë në BE dhe NATO, por pa e përmendur aspak RIDEFINIMIN e famshëm. Madje asnjë protestues i VMRO-së as gazetar proqeveritar asnjëherë nuk e kanë kritikuar Lëvizjen BESA dhe liderin e saj, sic ishte rasti me Ziadin Selën që u shndërrua në një ankth për nacionalistët maqedonas, të cilët për dy javë rresht u morën me nje deklaratë të tij që e kishte dhënë në kohë fushate. Fol.mk