Fuat Beqiri, i biri i dëshmorit të kombit Abaz Beqiri i cili humbi jetën në luftën e 2001 në një aksion policor në Shkup ku u vra në mënyrë më mizore bashkë me komandant Telin, ka publikuar një tjetër foto të babait të tij me uniformën e UÇK-së, informon Zhurnal.

Mbishkrimi në foton e publikuar nga Fuati lë shumë përshtypje se ka shumë dmth-ie, “Pushka e trimit dhe sofra e gjumertit asnjëherë nuk mbesin të zbrazura”, ka shkruar kështu Fuati.

Ndryshe, djali i dëshmorit Abaz Beqiri, Fuati ishte dhe kandidat për deputet në zonën zgjedhore numër II nga rradhët e partisë së Ali Ahmetit.