BDI duhej të ishte pak më agresive në të drejtën e vet karshi shpifjeve dhe gënjeshtrave të të tjerëve që me vrazhdësi kafshërore po mundoheshin të ndikojnë publikun dhe të dëmtojnë BDI-në

Artin Spahiu

Duke tentuar që të krijojë shoqëri liberale dhe demokratike, pa tendencë për kontroll mbi media dhe opinion, Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë këtyre dy vite po përjetoi pasojën e lirisë brenda shqiptare të krijuar vetë. Edhe pse në pushtet, duke i pasur të gjitha mekanizmat për të kontrolluar dhe sanksionuar gjithçka, BDI , edhe pse ishte ne shënjestrën e paskrupullt të goditjeve, shpifjeve dhe baltosjes, nuk shfrytëzoi asnjëren nga mundësitë, e lëre më që të keqpërdorë ndonjërën nga ata mundësi, duke pasur parasysh se çfarë censure bënte partia maqedone në qeveri me mediat maqedone. E gjitha kjo , e filluar gati dy vite më parë egërsisht, rezultoi me hupjen e disa votave dhe mandateve për BDI-në ,por përsëri si mision doli i dështuar dhe BDI ngeli partia fituese te shqiptarët.

Edhe pse fituese apsolute në bllokun shqiptar, BDI ështe duke rënë pre e një fushate agresive antishqiptare të dirigjuar nga qarqe të errëta dhe që në menyrë të paskrupullt u munduan, por edhe ia arritën qëllimit disi, që të krijojnë opinion të deformuar publik dhe të satanizojnë BDI-në. Fatkeqësia është se radiusi i ndikimit të asaj fushate preku edhe një pjesë të konsiderueshme të antarësisë dhe aktivit politik. Gjë që bëri që antarë dhe eksponentë të BDI-së , me heshtjen agonike, të vetëmohojnë të arriturat e BDI-së në shërbim të shqiptarëve, qoftë në qeverisje me LSDM ashtu edhe me VMRO-në. Tendenca djallësore antishqiptare për të satanizuar BDI gjatë koalicionimit me VMRO-në, se gjëja BDI asgjë nuk ka bërë dhe gjithçka ishte zi , mendoj se nuk mban. Mirëpo edhe BDI u tregua pak neglizhente për të demantuar ata tendenca. E prirur nga parimi “ne punojmë dhe nuk flasim”, në këtë rast kur të gjithë flisnin, nuk ishte edhe aq efektive. Mendoj se gjërat duhej që pak edhe të propagoheshim dhe të shiteshin më mirë, më shumë marketing , pasi BDI , edhe përpos një qeverisje agresive dhe nacionaliste nga VMRO, përsëri arriti që të bëjë shumë vepra në të mirē të shqiptarëve dhe qytetarëve.

Mirëpo agresioni i fushatës mediatike në partneritet me një sërë të ashtuquajtur “opinion maker” , asgjëduan nga memorja e qytetarëve Amnestinë e plotë për të gjithë ushtarët e UÇK-së, njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, avancimin deri aty ku është të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, ndërtimin e objektit të Universitetit të Tetovës, gazifikimin i Zonës së Pollogut, subvecionimin e shumë bizneseve, subvencionimin e bujqive , ngritjan në karierë të kudrove në gjyqësi, punësimin e të rinjve shqiptarë në administratë, hapjen e tre zonave ekonomike në rajonet shqiptare, rregullimin në infrastrukturë në zona të populluara me shqiptarë, autostradën Kërçovë-Strugë, punsimin dhe avancin e shqiptarëve në institucionet e sigurimit…dhe mbi të gjitha krijimi i universitetit të dytë shqiptar “Nëna Terezë”. Të gjitha këto u mohuan nga gojëligët dhe nga mediat e superpaguar, duke ndikuar edhe te vetë kuadrot e BDI-së që nuk bënë aq sa duhet për t’i bërë ballë asaj tendence dhe pë të qenë më të vendosur për të proklamuar të arriturat e prekshme. BDI duhej të ishte pak më agresive në të drejtën e vet karshi shpifjeve dhe gënjeshtrave të të tjerëve që me vrazhdësi kafshërore po mundoheshin të ndikojnë publikun dhe të dëmtojnë BDI-në.

Gjërat kaluan si kaluan, diku manipulimi zuri vendin e vet, diku neglizheca e BDI-së i la hapësirë manipulimit, BDI përsëri është fitues absolut në bllokun politik shqiptar. Me pak ndryshime, me pak angazhime dhe me më shumë solidaritet mes veti të kuadrove të BDI-së, jam i sigurtë se BDI do të rikthejë autoritetin dhe mbështetjen (që kish në zgjedhjet tjera,) të humbur padrejtësisht si pasojë e një fushate djallëzore të dirigjuar nga qendrat më antishqiptare, pasi BDI është e vetmja parti politike shqiptare që ka lider me një bagazh të lavdishëm historiko-kombëtar dhe kuadro që garantojnë patriotizëm , intelekt , pastërti dhe sukses!