Gazetarja e njohur shqiptare dhe drejtuese e emisionit “Rruga drejt…” në Alsat, Arta Tahiri, ia përplasi në fytyrë të vërtetën, Arianit Hoxhës nga lëvizja Besa. Tahiri e zbuloi publikisht të vërtetën e madhe se nga Lëvizja Besa për shumë gjëra janë kontradikotrë, njëri me tjetrin dhe se vayhdimisht i ikin përballjes televizive me Aleancën për Shqiptarët.
“Ftesën e pranuan përfaqësuesit e Besës, por me kusht që në debat të mos ketë përfaqësues të LR-PDSH-së apo Aleancës për Shqiptarët, gjë që flet për deficitin demokratik të një pjese të partive shqiptare”- theksoi Arta Tahiri, në hapjen e emisionit të mbrëmshëm.
Tahiri vazhdoi edhe më tej, teksa Hoxha mundohej ta arsyetoj këtë vendim se gjoja ai nuk din gjë për këtë. Ajo e pyeti Hoxhën, se si mundet shqiptarët ti besojnë Besës se do të realizojë platformën shqiptare, kur nuk janë të gatshëm që të ulen me to, qoftë edhe në emisione televizive.

©fol.mk