Aplikacioni që zëvendëson fjalët në emoji

“Google” është duke punuar me një tjetër aplikacion eksperimental mesazhesh. Ky aplikacion quhet “Supesonic Fun Voice Messenger” dhe është projekti i dytë eksperimental që vjen nga “Google” këtë muaj.

Sipas burimeve, “Supersonic” do të transkriptojë çdo gjë që ju thoni dhe do zëvendësojë fjalët me emoji aty ku mundet.

Ky transkriptim është shumë i saktë dhe i shpejtë. Ky app mund të zbardhë mesazhin në kohë reale. “Supersonic Fun Voice Messenger” pritet që të ketë një sukses shumë të madh midis të rinjve.