Reforma në Gjyqësor është një ndër reformat më të rëndësishme, ka deklaruar ambasadori francez në Shkup, Kristian Tinomie, në intervistën për Radio Evropa e Lirë. Ai ka thënë se presin që Maqedonia të jetë stabile dhe të zbaton reformat e nevojshme dhe të hapërojë në rrugën drejt BE-së, sepse shumë herë, pyesin veten çfarë mundet BE të bëjë për Maqedoninë, por gjithashtu edhe Maqedonia duhet të pyes veten çfarë mund të ofroj për stabilitetin evropian. Timonie ka shtuar se vendi ka humbur shumë kohë dhe se duhet të formoj qeveri sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Presim që partitë politike të dakordohen sa më shpejtë të jetë e mundur, për një koalicion funksional i cili do të mund të qëndronte sa më gjatë të jetë e mundur dhe pika e dytë për të cilën ne mendojmë, jashtë nga koalicioni qeveritar, është të ekziston pajtueshmëri mes partive politike nga të gjitha bashkësitë në raport me agjendën e vetme në të cilën do të vërtetohen prioritetet, mes të cilave gjyqësori, reforma në shërbime dhe në shumë çështje të tjera të cilat janë mjaft të pritura edhe nga popullata edhe nga BE-ja, sepse këto reforma nuk bëhen për ne, por për juve”, tha ambasadori i Francës në Shkup, Kristian Timonie.

I pyetur se si e vlerëson platformën shqiptare, ambasadori francez është përgjigjur se për vendin e tij në plan të parë është koncepti qytetar.

“Nga këndvështrimi i Francës, në plan të parë është koncepti qytetar, si vlera me të vërtetë universale dhe patriotizëm i përbashkët në interes gjeneral dhe e gjithë kjo për ne është mjaft pozitiv. Pastaj do të them se çdo bashkësi për nga natyra e gjërave ka interesa të veta të cilat dëshiron t’i mbrojë dhe më duket se çështja e parë e cila nuk duhet të harrohet është çështja e interesit të përbashkët për të gjithë bashkësitë, ndërsa ajo është të vazhdohet rruga drejt BE, në të cilën vendi ka ngecur”, theksoi Timonie.

Duke folur për Prokurorinë Speciale, ai tha se ky institucion është themeluar me pajtueshmëri me të gjitha partitë e mëdha politike dhe me garanci të ndërkombëtarëve dhe nëse PSP-ja është mjet për dalje nga kriza, atëherë mandati i saj duhet të vazhdohet me të gjitha mekanizmat që ekzistojnë në Kuvend. Për këtë, ka shtuar ai, është e domosdoshme që partitë politike të tregojnë pajtueshmëri, por gjithashtu edhe ndjeshmëri për interesin e përgjithshëm./Shenja