Nga burime të sigurta brenda Aleancës për Shqiptarët, portali fol.mk mëson se nga bisedimet e ditëve të fundit të përfaqësuesve të Aleancës për Shqiptarët me LSDM-në dhe BDI-në kryesisht është diskutuar për gjetjen e një zgjidhjene sa më të mirë për kapërcimin e kësaj situate të rëndë që ka kapluar vendin, që nga zgjedhjet e 11 dhjetorit.Andaj edhe kontributi i Alencës për Shqiparët me ekspertët e saj ka qenë në këtë vijë për të tejkaluar paqartësitë dhe t’i jepet fund krizës së rëndë politike.

Për Aleancën është e rëndësishme se perfundimisht hoqi qafe Gruevskin dhe VMRO, nuk lejoj vendi te shkoje ne zgjedhje te parakohshme dhe se prioritet mbetet implementimi i plotë i Deklaratës së përbashkët të Partive Politike Shqiptare, sidomos pika që ka të bëjë me ligjin për zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj në tërë territorin e shtetit, krijimi i një mekanizmi mbrojtës në ndarjen e drejtë të buxhetit, dhënien fund të diskriminimit dhe drejtësisë selektive,zbardhjen  e plotë rasteve të montuara të Sopotit, Brodecit, Monstrës dhe Kumanovës, funksionimi normal i punës së Prokurorisë Speciale dhe hapja e rrugës  perspektivës Europjane të shqiptarëve.

Sipas burimit të lartëpërmendur nga Aleanca për Shqiptarët janë të përkushtuar të mbështesin fuqishëm qeverinë e re, duke mos u bë pjesë direkte e saj, por si gardian të implementinet pikë për pike të gjithë platformës shqiptare, ku kontribut të veçantë do të japin në propozimin e ligjeve që burojnë nga marrëveshja.

Aleancës për Shqiptarët nuk i kanë interesuar postet qeveritare, por interesimi për zgjidhjen e krizës politike dhe ndryshimi i sistemit politik që e instaluan partitë e mëparshme politike.

Për Aleancën për Shqiptarët me rëndësi është ndryshimi i sistemit politik, duke e bërë që shteti t’i kthehet sundimit të së drejtës dhe kthimi i demokracisë perëndimore në zbatimin e reformave të Pribesë, sesa kalkulimet tjera private

© fol.mk