Të premten, pra nesër në ora 13:00 do të konstituohet përbërja e re parlamentare me deputetët e dalë në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Nga ajo që portali fol.mk mëson se partitë ende pa filluar seanca u konfrontuan rreth rregullores se kush duhet ta drejtojë seancën konstituive. Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi në vend që të mbrojë rregulloren se kush duhetvta drejtoje seancën parlamentare konstituive, ai shprehet se është e parëndësishme se kush do ta udhëheq Parlamentin.
 
BDI ka më se një javë që ka bërë publike se seancën sispas rregullores duhej ta drejtojë deputeti më i vjetër, që i bie të jetë Axha Branko i deklaruar si shqiptarë, por ka hasur në kundërshtim të ashpër nga koordinatori i VMRO-së, të cilët këmbngulin se seancën duhet ta drejtojë ai i cili e ka thirr mbledhjen, d.m.th Trajko Veljanovski. Edhe pse jurist, atij nuk i pengon ta kundërshtojë koordinatorin e VMRO-së, kështu që, Afrim Gashi ende pa e verifikuar mandatin në shërbim të VMRO-DPMNE-së.
 
E habitshme zotri Afrim Gashi, kur ju duheni shqiptarëve, bëni naze, kur ju kërkojnë maqedonasit jeni pronto! Me çka e meritoi VMRO-DPMNE dhe Trajko Veljanovski mbështetjen e juaj? Ne e dijmë..
@ fol.mk