Këtë të diel bëhen 19 vjet prej kur forcat serbe kishin sulmuar familjen e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Mëngjesin e 22 janarit të vitit 1998 forcat pushtuese ishin nisur për të sulmuar Kullën e Jasharajve, në atë që njihet si rrethimi i dytë, ku kanë hasur në rezistencën e Shaban dhe Hamëz Jasharit dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

Adem Jashari atë natë nuk ka qenë në shtëpi, por prapë familja i rezistoi municionit të fort ushtarak serb.